Flash News

Ditari i Opozitës

Publikoi pamjet nga COVID-4, Basha 'përplaset' me Ramën: Të largohet! Qeveria ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Publikoi pamjet nga COVID-4, Basha 'përplaset' me Ramën:
Foto Ilustruese/ Rama-Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon replikat e tij në distancë me kryesocialistin Rama.

Kryedemokrati ka reaguar menjëherë pas publikimit prej kryeministrit, të pamjeve nga spitali 'COVID-4'.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka ritheksuar edhe njëherë se "Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!".

Kujtojmë se, COVID-4 nuk është hapur akoma për pacientët e infektuar me virusin e rrezikshëm, ndërsa në mesazhin e sotëm Rama tha se "ky spital po qëndron në gatishmëri të mbrojtjes shëndetësore" në rast të përkeqësimit të situatës.

Reagimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES ????

dhe me ***Pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë???

Kundërpërgjigja e Bashës:

Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!

Të fundit