Flash News

Ditari i Opozitës

Rama publikon pamjet nga 'kantieri i Rilindjes në Laç', reagon PD: Propagandë! Thuajse 1 vit nga tërmeti, s’ka asnjë shtëpi, shkollë apo spital të përfunduar

Rama publikon pamjet nga 'kantieri i Rilindjes në Laç',
Pamje nga kantierio i Laçit

Kryeministri Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij këtë mëngjes përmes disa pamjeve nga kantieri i rindërtimit në Laç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas videos Rama shkruan se “zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit”.

Mirëpo, në kundërpërgjigje të kryeministrit ka reaguar Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorjan Teliti. Ky i fundit e ka cilësuar si propagandë reagimin e Ramës, duke shtuar se ‘fadromat zhvendosen nga sheshi i ‘teatrit’ sapo ai largohet”.

Sipas Telitit, “thuajse 1 vit nga tërmeti, në Laç nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar e asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar, por vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet.”

“MIRËMËNGJES ????

dhe me kantierin e Rilindjes në Laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë ????”, shkruan Rama.

“ER nuk mbajti asnjë premtim.

Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës.

Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet.

Për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar.

Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën!????”, shkruan Teliti.

Rama publikon pamjet nga 'kantieri i Rilindjes në Laç',

Rama publikon pamjet nga 'kantieri i Rilindjes në Laç',

Rama publikon pamjet nga 'kantieri i Rilindjes në Laç',

Rama publikon pamjet nga 'kantieri i Rilindjes në Laç',

Të fundit