Flash News

Ditari i Opozitës

Rama refuzon ‘Venecian’ për Kodin Zgjedhor, Pollo: Qeveria sinjalizoi edhe me karton të kuq se nuk i intereson Shqipëria në BE

Rama refuzon ‘Venecian’ për Kodin Zgjedhor, Pollo: Qeveria

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo reagon pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare pasi u refuzua kërkesa e Komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Várhelyi, apo zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropianë për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor në Kuvend.

Sipas Pollos, ky qëndrim i Ramës tregoi edhe një herë se sinjalizoi jo vetëm me fjalë goje por edhe me karton të kuq se atij nuk i intereson Shqipëria në Bashkimin Europian dhe vlerat europiane në Shqipëri.  

“Edi Rama refuzoi sot sërish Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi i cili i kishte kërkuar vetëm që ligji elektoral të mos devijonte nga normat evropiane dhe të priste e të respektonte Komisionin e Venecias. Kështu është vepruar gjithmonë në Shqipëri në tridhjetë vitet e fundit. Madje jo vetëm tek ne por në tërë Europën e më gjerë.
Edi Rama sinjalizoi jo vetëm me fjalë goje por edhe me kartonë të kuq se atij nuk i intereson Shqipëria në Bashkimin Europian dhe vlerat europiane në Shqipëri. Jo se nuk e ka bërë këtë më parë; por gjithsesi është orvatur të fshehë dorën mbasi ka hedhur gurin. Me kalimin e viteve në pushtet orvatjet e tij u bënë gjithnjë e më të pasuksesshme. Por sot Rama konfrontohet hapur me Brukselin. Sot edhe Brukseli ka folur açik për Ramën.

Që t'a dëgjojnë edhe ata që nuk kanë patur sy për të shikuar e veshë për të dëgjuar.
Se nuk është faji i shqiptarëve që Maqedonia e Veriut do të hapë e para negociatat duke u shkëputur nga Shqipëria. Nuk është faji i tyre që mund të ngecim vite të gjata mbas maqedonasve e të tjerëve në Ballkan.
Por është përgjegjësi e tyre që me të gjitha mjetet demokratike të largojnë gërmadhën që bllokon rrugën; gërmadhën që quhet Edi Rama. Ta largojnë duke dalë në rrugë dhe në 25 prill duke votuar në masë.
Gjithsesi faleminderit Komisionerit, eurodeputetëve e të tjerëve që nuk u kursyen për të na ndihmuar; dhe folën qartë si kurrë më parë për të treguar edhe problemin edhe zgjidhjen”

Të fundit