Flash News

Ditari i Opozitës

Rama sërish vizitë në familjen e Klodian Rashës, reagon Basha: Shite Sandër Leshajn, tani kthehesh te vendi i krimit!

Rama sërish vizitë në familjen e Klodian Rashës, reagon
Në foto: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaratë për shtyp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp iu kthye ashpër kryeministrit Rama pas vizitës së tij të tretë në familjen Rasha, mëngjesin e sotëm.

Basha e cilësoi vizitën e Ramës si "një kthim në vendin e krimit", teksa hodhi akuza se ka pasur qëllime për ta manipuluar si ngjarje, prandaj reagoi 3 ditë me vonesë.

"Kthehet ditë për ditë te vendi i krimit, sic kthehen ata që janë bërë pjesë e krimit me neglizhencën dhe poshtërimin të gjakut të viktimës. Harroni pastaj avancimin drejt BE, të jetë për këtë njeri një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë do të kërcënohet integrimi në BE.  3 ditë rrugëve të Nju Jork në dyqanet më luksoze dhe nuk gjeti një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, ndërsa tani kthehet ditë për ditë te vendi i krimit.

Një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë, do të rrezikojë edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve, harrojeni më integrimit. Gjuha e tij e urrejtjes nxit reagimet më negative te shqiptarët. Asnjë ndjeshmëri për vrasjen e të riut. Tre ditë heshtje, sepse mendoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë u munduan të fajësonin viktimën. Dhe Edi Rama do vazhdonte të heshtte. Ai është gati të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, ndaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo se reflektoi. Edhe po të shkojë 5 herë në ditë te familja e Rashës, thjesht iu tregon shqiptarëve sa i pandjeshëm, sa hipokrit dhe sa peng është”, tha Basha.

Të fundit