Flash News

Ditari i Opozitës

Rama shënjestroi SPAK-un, Berisha: Horrori i ka pushtuar shpirtin, prokurorët i ngjajnë me gardianë të Luçiferit

Rama shënjestroi SPAK-un, Berisha: Horrori i ka pushtuar shpirtin,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë, Edi Rama për SPAK-un, gjatë mbledhjes së Asamblesë që u mbajt ditën e djeshme.

Berisha thotë se Rama është i frikësuar, ndaj edhe e sulmon SPAK-un. Gjithashtu shton se dera e SPAK-ut i duket Ramës si ajo e ferrit, ndërsa shton se punonjësit e kësaj prokurorie i ngjajnë me gardianë të Luçiferit.

Ish-kryeministri shton se Rama i trembet edhe atij, ndërsa e cilëson mbledhjen e djeshme si Asamblenë e horrorit.

“Porta e prokurorise se posaçme SPAK-ut i duket si porta e ferrit, punonjesit e personeli i kesaj prokurorie perfshi ketu edhe portierin i duken si gardian te Luçiferit, sallat e mbledhjeve i duken qeli te zeza, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj here i duken si Basha here tjeter si te penduar te drejtesise.

Por tmerri ndaj Berishes eshte po kaq i madh edhe gjate dites saqe rojet kane marre urdher te prere te mos e lejojne kurre te dale nga shtepia pa pampers pasi po ti dale Berisha para ne rruge, ne palament apo gjetiu atij i ndodh ajo qe tashme eshte bere virale ne fotot e tij te njomura nen vete.

Prandaj dhe ai ne çdo ngjerje te madhe te partise se tij frymezohet vetem nga bota e pertejme ne te cilen ai gjallon.

Ndaj dhe ai ne dèsarroi te vertet e shnderroi Asamblene e djeshme te PS ne asamble te tmerrit, horror qe ka pushtuar shpirtin e tij”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Të fundit