Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama shkeli premtimin për posterat”, Kepi: Rama ka frikë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë'

“Rama shkeli premtimin për posterat”, Kepi: Rama ka frikë

Kandidatja për këshillin bashkiak të Tiranës, gazetarja Alba Kepi tha se Edi Rama është frikësuar nga koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë".

Duke komentuar mbushjen e Tiranës me posterat e kryeministrit dhe mesazhet kundër liderve të opozitës Sali Berisha e Ilir Meta, Kepi tha në "Task Force" se Rama shkeli premtimin që dha vetë.

Ajo tha se kreu i mazhorancës në këto zgjedhje vjen pa program dhe pa premtime elektorale.

"Pasi premtonin se nuk do ndotnin qytetin e Tiranës me postera elektoralë dhe do të bënin një fushatë nën dritat e Tv dhe medias, mitingjeve etj, por një premtim i prishur pak orë më pas, duke vendosur postera kudo në Tiranë. Deri dje thonin se nuk e njohim koalicionin "Bashkë Fitojmë", opozita jonë është partia e vulës, atëherë të zgjedhin me kë e kanë? Ata kanë frikë nga ky koalicion "Bashkë Fitojmë", kanë frikë nga programi.

Po bëjnë një fushatë pa program, nuk kemi parë kush janë premtimet, nuk ka komunikim, nuk ka transparencë. Deri sot bashkia paguan miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe tremben nga një transport publik falas. Unë mendoj se ajo çka është propozimi ynë i parë, transporti publik falas, ne nuk do të ketë vjedhje në bashki, nuk do të abuzime me fondet, nuk do të lejojmë shpërdorimin e taksave, do të jemi transparentë me qytetarët", tha Kepi.  

Të fundit