Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama në Bruksel si monist”, Berisha: Po të më ftonte do shkoja, por s’do kishte shtrëngim duarsh

“Rama në Bruksel si monist”, Berisha: Po të më ftonte

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal të mungesa e opozitës dje në Bruksel kur u çelën negociatat e Shqipërisë me BE.

Nga Durrësi, Berisha tha se po ta ftonte Rama do të shkonte por mes tyre nuk do të kishte shtrëngim duarsh.

“Shkoi në Bruksel si monist, njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij. Mos u çuditni. Do ju tregoj një gjë nga historia, por të vërtetë. Nga viti ’86, qeveria hungareze dhe qeveria rumune, zhvillojnë tratativa të fshehta me Brukselin për t’i pranuar në BE. Brukseli u përgjigj, jo, tha, ju nuk mund të pranoheni sepse jeni në sferën e Bashkimit Sovjetik. I vetmi vend, e thanë në konfidencë, nga ish-komunistët që mund të pranohet është Shqipëria...por Shqipëria ishte armik me të gjithë botën. Nuk ka dyshim që ky shkoi si monist në Bruksel. Ndaj unë e kam shpallur atë armik të lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht, po të ftonte do shkoja. Por ta harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhte kurrë ajo. Do të shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. Pra, shkoi si monist, u kthye si monist. Natyrisht me dosjen në shpinë të inceneratorëve, me dosjen e Portit të Durrësit”, u shpreh Berisha.

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u pyet mos praninë e opozitës në Bruksel lidhur me hapjen e negociatave.

Rama u përgjigj se do të ishte mirë dhe mund të ftoheshin përfaqësues, por problemi është se nuk dihet se kush është kush në opozitë.

 

Të fundit