Flash News

Ditari i Opozitës

Rama shpalli emergjencën energjetike, Basha: S’ka krizë, po keqmenaxhim me plan. OSHEE dhe KESH kulvi patronazhistësh

Rama shpalli emergjencën energjetike, Basha: S’ka krizë, po

Kryeministri Edi Rama shpalli sot emergjencën energjetike në Shqipëri. Rama deklaroi se në vendimin e qeverisë është planifikuar një plan për menaxhimin e krizës, i cili do të bëhet publik nesër.

Opozita ka reaguar pas deklaratës së Ramës. Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediet tha se nuk ka krizë sikurse kryeministri deklaroi po është një keqmenaxhim me shkak dhe plan.

“Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dhe e blejnë e 3-4-fish çmimin pak muaj më vonë me tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe,” është shprehur Basha.

Kreu i opozitës akuzoi OSHE dhe KESH për korrupsion dhe klientelizëm, duke i etiketuar si një grup patronazhistësh.

“OSHE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë grup patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Janë kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk iu shërbejnë interesit të njerëzve. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për të çjerrë maskën e asaj që po ndodh, në të paktën tre tendera të Furnizuesit të Tregut të Lirë: Çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë sesa çmimi i bursës,” shtoi Basha.

Pyetjes se ku shkojnë paratë e tenderave, Basha i është përgjigjur se “këto shkojnë në xhepat e zyrtarëve, nga më të ulëtit, tek lartë e më lartë e më lartë të një shteti që sipas raporteve të BE-së dhe SHBA, më i korruptuari në Ballkan, për definicion më i korruptuari në Europë.”

“Ka 8 vite jo sot, as të dielën e kaluar, që Edi Rama e ke zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. Këto janë pasojat. Ju vjedhin ju dhe një grup pushtetarësh pasurohen. në çdo kohë një qeveri normale, e përgjegjshme do kishte në qendër të vendimeve, vetëm interesin publik. Ky pushtet e ka bërë zgjedhjen me kohë dhe zgjedhja e tij është një grup njerëzish me të cilin ndan paratë e vjedhura”, deklaroi Basha.

Basha deklaroi se PD-ja ka nisur planin për një kallëzim penal që do ta depozitojnë në SPAK, për 30% të karburanteve që hyjnë kontrabandë në vend.

"Sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë. Humb shteti. Por në akt humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie e heshtje e madhe në atë mbledhje. Si ka mundësi që 1/3 hyn kontrabandë. Nuk përfundojnë në investime tek njerëzit. Por zhduken. Ju e dini se ku shkon. Kemi nisur kallëzim penal që do e depozitojmë në SPAK. Me shpresën me lutjen që të mos përfundojë në dhomën e  pluhurave," tha Basha.

 

Të fundit