Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama s’mund të lajë duart”, PD tregon 6 shkeljet e konstatuara nga ‘Hetimori’ për inceneratorët

“Rama s’mund të lajë duart”, PD tregon 6 shkeljet e

Partia Demokratike ka publikuar 6 shkeljet e konstatuara gjatë punimeve të seancës së tretë të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, për aferën 430 milionë euro.

PD shkruan se kryeministri Rama po tenton të lajë duart dhe t’ua hedhë fajin ministrave duke paralajmëruar përballjen e tyre me drejtësinë.

“Ja çfarë u vërtetua në seancën e tretë:

1. Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;

2. APP ka njoftuar Engjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;

3. Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;

4. Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë “Albtek Energy” koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin;

5. Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore;

6. Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit”, shkruan PD.

Të fundit