Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta kundër Ramës, kreu i degës së PD: Takimi me çunat e Londrës apo djemtë e gomoneve?

Protesta kundër Ramës, kreu i degës së PD: Takimi me

Kreu i degës së PD në Londër, Shkëlzen Rustemaj ka sjellë një tjetër panoramë nga takimi i kryeministrit Edi Rama sot me shqiptarët në Londër. 

Duke folur për Syri tv, ai tha se qeveria ka sjellë me vete njerëz nga Shqipëria, të cilët janë pjesë e qeverisë. 

Ai shtoi se edhe për të marrë pjesë në protestën e organizuar kundër tij, ka patur denoncime nga shqiptarët se nuk mund të ishin prezent për shkak të presioneve me punën e familjarëve në administratë në Shqipëri. 

"Qeveria, krerët e bashkivë, e shumë njerëz këtu sot janë të sjellë. AQeveria është e gjitha këtu. E kam denoncuar se 25 mijë paund ka bërë salla, ka eskorta, hoteli, shumë shpenzime. Vetëm policia shumë e madhe në numër dhe do i paguaj ambasada. Ka masa sigurie të shumta. Pse gjithë këto masa?

Pjesa dërmuese e shqiptarëve e dinë gjendjen që ndodhet në Shqipëri e prandaj ka këtë reagim se i përzuri nga vendi i vet dhe i përndjek edhe këtu. Rama vjen takim me cunat e Londrës apo djemtë e gomoneve?

Kam një mesazh për shqiptarët në Shqipëri që shohin realitetin që përcjell Rama: ngrihuni kundër këtij narkoshteti, këtij njeriu që po diskretiton shqiptarët. Trup pasi anglezët që na shohin në këtë mënyrë. 

Shqiptarët po përcjellin mesazhe të shumta përmes pankartave. Ka 4 muaj që po punophet për këtë takim, sidomos për nxjerrjen e vizave. 

Ka pasë denoncime që 'nuk dal në protestë se më heqin nga puna familjarët në Shqipëri', sidomos ata që janë në administratë", tha Rustemaj. 

 

 

 

 

 

Të fundit