Flash News

Ditari i Opozitës

Rama takim me punonjësit e bashkisë, Berisha: Donte të më paralajmëronte mua

Rama takim me punonjësit e bashkisë, Berisha: Donte të më

Kryedemokrati Sali Berishën u ndal sërish te takimi i kryeministrit Edi Rama sot në sheshin “Skënderbej” me 6000 punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në A2 CNN, Berisha tha se ishte një miting anti-shtet.

“Më pëlqeu takimi. Ishte siç e patë vetë, antimitingu më i heshtur, i regjistruar në historinë e njerëzimit. Ishte miting anti-shtet. Më pëlqeu ai karakteri i përmoçëm i tij, ishte si miting për mortje, domethënë ose numërimi i kantdaunit të pandalshëm të Edi Ramës. Vetë fakti që u detyruar ta thërrasë, në një akt në dijeninë time të pashembullt që nga 90’. Në 90’ Ramzi Alia thirri një miting të kësaj natyre. Ai mitingu ishte që firmosi rrokullisjen drejt fundit të tij.

Edi Rama bëri të njëjtën gjë. Sesi një kryeministër mund të ndërmarrë një akt të tillë, çfarë është kjo. Në psikologjinë e tij atë e gjejmë me gropa të tmerrshme tmerri”, tha Berisha.

 

Të fundit