Flash News

Ditari i Opozitës

“Ai tjetërsoi votën e qytetarëve”, Meta pas takimit me Berishën: Gomerët e Ramës s’do vjedhin më të qetë

“Ai tjetërsoi votën e qytetarëve”, Meta pas takimit

Ilir Meta zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike. Në përfundim të takimit ai foli në një prononcim për gazetarët duke deklaruar se kryeministri Edi Rama shkatërroi procesin zgjedhor.

Kreu i Partisë së Lirisë tha gjithashtu se do të ketë përshkallëzim të aksionit opozitar në këshillat bashkiak.

“Shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e  të cilëve ishin shkatërruar nga Rama para se të niste ky proces. tjetërsimi i i votës së liri po dokumentohet por edhe procesi i kontestimit ligjor, por edhe përshkallëzimi i veprimit opozitar."

Pavarësisht nga ky tjetërsim i botës së nëndheshme me porosi të Ramës dhe mbrojtjes së policisë së shtetit, gomerët që u imponoi Rama qytetarëve shqiptarë për kryebashkiakë nuk do vjedhim më të qetë. Përshkallëzimi i aksionit opozitar në këshillat bashkiak, transparence për çdo qindarkë do nisë menjëherë”, tha Meta.

Të fundit