Flash News

Ditari i Opozitës

Rama 'turpërohet' në Kuçovë/ Maliqi: Hajdari mori pjesë në “varrimin” e tij politik

Rama 'turpërohet' në Kuçovë/ Maliqi: Hajdari

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka ndarë një foto nga takimi i dështuar elektoral i kryeministrit Edi Rama në Kuçovë.

Sipas Maliqit, fotoja që flet sa për njëmijë fjalë, tregon se “Kreshnik Hajdari merr pjesë në ‘varrimin’ e tij politik…”, dhe këtë e ka kuptuar shefi i tij nga shprehija që ka bërë në fytytë.

E njohur si bastion i majtë, kjo bashki duket se do të rezervojë surpriza më 14 Maj dhe koshient për skandalet e Hajdarit, Rama nuk sulmoi personalisht me gjuhën e përbaltjes dhe fyerjes, siç bën zakonisht, as Maliqin.

“Gjuha e tij e trupit tregon atë që e pret më 14 Maj… dhe këtë nuk e ndryshon as blerja e votave që ka tentuar këto ditë bashkë me shefin e tij oligark Pëllumb Salillari.

Kryerilindasi erdhi dje në Kuçovë pa iu nxirë faqja nga kandidati i tij, që mbi të gjitha duhet ta ketë vendin në burg

Kryerilindasi nuk pati guximin as të artikulonte emrin tim, meqë e ka pasion të përgojojë kundërshtarët.

PSE?! Këtë e di vetëm ai…

Takimi i djeshëm në Kuçovë ishte më i dështuari i Edi Ramës në të gjitha bashkitë dhe ai e di këtë”, shkruan Maliqi në postimin e tij në Faceook, që e shoqëron me foton me imazhet e nxira të Ramës e Hajdarit.

Të fundit