Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama u kërkon fëmijëve të gjejnë në Google fotot e tij nudo", Këlliçi: Ky turp duhet të ndalojë më 11 maj

"Rama u kërkon fëmijëve të gjejnë në Google

Kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkon fëmijëve që të shikojnë në rrjetet sociale fotot e tij nudo.

Në rrjetet sociale, Këlliçi e cilëson të papranueshme një sjellje të tillë dhe apelon që 'Ky turp duhet të ndalohet dhe do të ndalohet më 11 maj!". 

"Pasi u tha vajzave 18 vjeçare “rroftë dashnorja”, tani Edi Rama u bën thirrje fëmijëve të kërkojnë në Google fotot e tij nudo!!!
Po po, seriozisht është çmendur!
Ky model nuk është modeli i një prindi shqiptar, i një njeriu normal.
Këto janë sjellje rrugaçërore të papranueshme në shoqëri, aq më pak për një kryeministër apo zyrtar shteti!
Ky turp duhet të ndalohet dhe do të ndalohet më 11 maj!
Kjo mendje e sëmurë duhet ndalur me çdo kusht!", shkruan Këlliçi. 

Të fundit