Flash News

Ditari i Opozitës

Rama u mbylli kopshtin, PD pret fëmijët “Zybejde Hanim” në seli

Rama u mbylli kopshtin, PD pret fëmijët “Zybejde Hanim”

Kreu i PD, Sali Berisha, priti në takim një përfaqësi prindërish të kopshtit, “Zybejde Hanim” pranë institucionit arsimor “Turgut Ozal” së bashku me fëmijët e tyre.

Ndërkohë që prindërit ndiqnin takimin, fëmijët shfrytëzuan këtë kohë për të luajtur me njëri-tjetrin në zyrat e PD.

Gumëzhimat dhe zërat e tyre gazmor e kthyen Partinë Demokratike në një kopësht të vërtetë.

Kopshti privat “Zubeyde Hanim” në datën 23 Shtator 2022, u detyrua të mbyllë aktivitetin pas 24 vitesh mësimdhënie në Shqipëri, me urdhër të Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësuesit e kopshtit, pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal”, akuzuan institucionet shqiptare për këtë veprim antiligjor dhe të urdhëruar politikisht.

Të fundit