Flash News

Ditari i Opozitës

Rama u prit me protesta, Berisha: Diaspora në Nju Jork u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit

Rama u prit me protesta, Berisha: Diaspora në Nju Jork u ngrit

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në “Rrugën e Shpresës komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në New York. 

Ai tha se diaspora shqiptare e demaskoi atë në metropolin e botës, në Nju Jork, me një protestë ndër më të mëdhatë, më të fuqishmet.

Berisha: Këto 300 ditë, nga kjo dritare u përcollëm shqiptarëve, zgjidhjen, zotimet tona, për luftë të pamëshirë, kundër vjedhjeve shtetërore, kundër dhimbjeve të tyre nga varfëria, kundër shfrytëzimit nga regjimi, si një regjim kolonial.
U paraqitëm platformën tonë, për begatimin e tyre, për integrimin në Europë, për rikthimin e votës së lirë, pra kjo dritare dhe kjo rrugë, janë rruga dhe dritarja e shpresave të shqiptarëve.
Miqtë e mi!
Këto 300 ditë ne ja dolëm të bindnim diasporën tonë, për të vërtetën e regjimi autokratik, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Miq, diaspora jonë, është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera.
Kjo diasporë mbeti gjithnjë flakë që ndriçon rrugën e lirisë së shqiptarëve.
Ajo u ngrit fuqishëm dhe u bë zëri i një kombi të shtypur në diktaturën staliniste.
Ajo u ngrit fuqishëm në SHBA dhe vende të tjera dhe u bë zëri i fuqishëm i Kosovës martire, në betejën e saj për liri dhe pavarësi kombëtare.
Dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA, u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit.
E demaskoi atë në metropolin e botës, në Nju Jork, me një protestë ndër më të mëdhatë, më të fuqishmet.
Do të përdorur hua, fjalën e një miku tim që më thotë se; narkodiktatori nuk e priste kurrë se do ta prisnin aq shumë shqiptarë, por më shumë jashtë kundër tij se sa në sallë të ndryrur me të.
Angazhimi i diasporës, ngritja e zërit të saj në vendin e lirisë, protesta e djeshme do të hyjë në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, si një kapitull i ri, i shqiptarëve më mërgim, si një betejë për lirinë e vendit të tyre.
Zoti i bekoftë!

Të fundit