Flash News

Ditari i Opozitës

"Ramaduro si Maduro i ka familjarët të zhytur në drogë", Berisha: Jep dorëheqjen dhe mos harro kurrë 20 shkurtin

"Ramaduro si Maduro i ka familjarët të zhytur në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe duke e cilësuar si “Ramaduro”.

Në një deklaratë, Berisha tha se pavarësisht pretendimeve të Ramës se Shqipëria nuk është Venezuelë dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare si “Delta Force”, realiteti sipas tij tregon se vendi, në disa aspekte, është “një Venezuelë tipike”.

Sipas tij, Rama udhëheq kartelet më të fuqishme të drogës në Europë, duke përmendur kartelin Çopja, Troplini dhe Çela, të cilin e cilësoi si të lidhur kryesisht me heroinën.

Berisha pretendoi se Rama, njësoj si Maduro, arreston kundërshtarët politikë dhe përdor institucionet shtetërore për shtypjen e pluralizmit dhe demokracisë.

Ai hodhi gjithashtu akuza të drejtpërdrejta për përfshirje të familjarëve në aktivitete kriminale.

Në vijim, kreu i PD-së theksoi se gjatë qeverisjes së Ramës, shqiptarët janë varfëruar ndjeshëm. Sipas tij, nga ndër më të paguarit në rajon në vitin 2013, sot shqiptarët janë më të keqpaguarit.

Berisha u ndal edhe te emigracioni, duke deklaruar se rreth 40 përqind e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Ramës, krahasuar me 20 përqind të qytetarëve që kanë emigruar nga Venezuela.

Në përfundim, Berisha i bëri thirrje kryeministrit për dorëheqje të menjëhershme, duke e paralajmëruar që të mos harrojë datën 20 shkurt.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, pavarësisht nga pretendimet e Edi Ramës se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është Venezuelë dhe nuk ka naftën e Venezuelës, e vërteta është se Shqipëria, në disa aspekte është Venezuelë tipike.
Nuk ka rezervat botërore të naftës, por Ramaduro dhe Maduro janë si një pikë uji të pistë të ndarë në mes.
Rama udhëheq kartelet më të fuqishme të kokainës në Europë, kartelin Çopja, kartelin Troplioni, kartelin Çela- i heroinës kryesisht ky i fundit.
Rama është faktuar se njëlloj si Ramaduro arreston kundërshtarët politikë, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit.
Edi Rama, njëlloj si Ramaduro, i ka familjarët e zhytur në drogë.
Ai të shoqen, ky vëllain. Olsin, me dokumente.
Rama, njëlloj si Ramaduro ka varfëruar shqiptarët në shkallë të pabesueshme. Nga njerëzit më të paguar në vitin 2013 në rajon, janë sot njerëzit më të keqpaguar në rajon.
Ramaduro njëlloj si Maduro përzë qytetarët nga vendi i vet. 40 përqind e shqiptarëve kanë ikur gjatë regjimit të Ramës kundrejt 20 përqind në rastin e Venezuelës.
Pra, vërtet gjeografia është krejt tjetër, vërtet përmasat janë të ndryshme, vërtet rezervat e naftës janë të ndryshme, por ngjashmëria midis Ramaduros dhe Maduros janë identike, vëllezër siamezë, në raport me drogën, me demokracinë, me shtypjen, në raport me qytetarët dhe grabitjen e tyre.
Ndaj dhe i them edhe njëherë jep dorëheqjen menjëherë.
Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike.
Pra, jep dorëheqjen.

 

Të fundit