Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti Eurostat dhe BERZH/ Teliti: Shqipëria vendi më i palumtur për të jetuar

Raporti Eurostat dhe BERZH/ Teliti: Shqipëria vendi më i palumtur

Partia Demokratike ka reaguar pasi raportet e fundit të Eurostat dhe BERZH tregojnë se Shqipëria është vendi më i palumtur për të jetuar.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti tha nga selia blu se sipas raportit të BERZH-it kënaqësia për të jetuar në Shqipëri është edhe më e ulët se sa viti 206, kur qeveriste PD. 

Teliti tha se PD është shumë e shqetësuar për ekonominë që nuk ecën në drejtimin e duhur, për taksat e rritura ndjeshëm që nuk u kthehen shqiptarëve në më shumë shërbime, shkolla, spitale e infrastrukturë rrugore.

Teliti: Sipas raportit të dy javëve më parë të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit kur bëhet fjalë për kënaqësinë e jetës, ndërkohë që vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriu, Mali i Zi, Serbia, etj renditen më lart e më mirë se ne. Diten e djeshme një tjetër raport pasqyroi këtë realitet të hidhur shqiptar.

Sipas BERZH-it kënaqësia për të jetuar është rritur ndër vite në të gjithë vendet e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk ka ecur me këtë trend pozitiv, përkundrazi.

Sipas këtij raporti të BERZH, kënaqësia për të jetuar sot është edhe më e ulët sesa ajo e vitit 2006, vit që qeverisej nga Partia Demokratike dhe ishte viti i parë i qeverisjes së saj që karakterizohej nga vendosja në qendër të vëmendjes të qytetarit dhe sipërmarrjes, derregullimit, uljes së barrës fiskale, rritjes së pagave e pensioneve, nisjes së investimeve madhore, luftës frontale ndaj korrupsionit, etj.

Partia Demokratike është shumë e shqetësuar për realitetin e vështirë që po jetojnë shqiptarët. Jemi të shqetësuar për ekonominë që nuk ecën në drejtimin e duhur, për taksat e rritura ndjeshëm që nuk u kthehen shqiptarëve në më shumë shërbime, shkolla, spitale e infrastrukturë rrugore. Jemi të shqetësuar për braktisjen që i bëhet shtresave në nevojë dhe pensionistëve, ndërkohë që shpërdorimet e parave për shpenzime luksi, rikonstruksione zyrash e udhëtime shumë-milionëshe me chartera private kanë qenë dhe mbeten prioritare.

Jemi të shqetësuar për qindra milionë eurot e buxhetit të shtetit që cdo vit gllabërohen nga oligarkët e PPP-ve dhe faturat po aq të majme të arbitrazheve ndërkombëtare të humbura të qeverisë shqiptare.
Të nderuar qytetarë.

Me shumë mundësi edhe ne po të ishim në qeverisje nuk do e conim dot standartin e jetesës së shqiptarëve në nivelet as të Zvicrës e as të Gjermanisë, por një gjë është e sigurt, që me burimet që ka ekonomia jonë dhe me një qeverisje të vogël, eficente dhe të pakorruptuar, Shqipëria do kishte më në fund shpresën për tu bërë një vend i denjë për tu integruar në BE dhe një vend normal për të jetuar, një vend që përparon dhe u jep deshirën shqiptarëve për ta jetuar këtu jetën e tyre e jo rrugëve të Europës.

 

Të fundit