Flash News

Ditari i Opozitës

“Raporti i DASH, alarm i kuq për gjyqësorin”, Boçi: Qeveria e grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media

“Raporti i DASH, alarm i kuq për gjyqësorin”, Boçi:

Opozita bëri kërkesë për të zhvilluar në Kuvend një mocion me debat, por kjo shkaktoi përplasje mes mazhorancës dhe deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se opozita nuk kishte sjellë kërkesë për mocion me debat, por Boçi replikoi duke thënë se është depozituar.

Ai shtoi se presioni politik e pengojnë gjyqësorin të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe se grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në mediat e pavarura.

“Për spekulimin tuaj për kërkesën tonë për mocion me debat, është depozituar dhe mos spekuloni. Gjetjet e raportit ti lexoj këtu, ndaj duhet të ishim në alarm, “presioni politik frikësimi korrupsioni e burimet e kufizuara e pengojnë gjyqësorin të funksionnte në mënyrë të pavarur, është ndezur alarmi i kuq për gjyqësorin."

"Do tjetër? Qeveria bizneset e grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyrë të papërshtatshme. Janë të pakta mediat e pavarura pasi shuimica në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë intreres të mëdha, përfshrirë dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”. tha Boçi.

 

Të fundit