Flash News

Ditari i Opozitës

“Raporti i DASH kambanë alarmi”, Noka: Alibeaj synon përçarjen e PD

“Raporti i DASH kambanë alarmi”, Noka: Alibeaj synon

Deputeti demokrat dhe anëtari i Grupit të Rithemelimit, Flamur Noka, ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë, mbi aktivitetin e gjyqësorit dhe të qeverisë.

Në një deklaratë për mediet, Noka u shpreh se qeveria e Ramës përbën një rrezik real për shkak të korrupsionit masiv dhe presionit mbi drejtësinë.

“Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes  korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës. Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës. A ishin shqiptarët të lirë te zgjidhnin qeverinë që donin? Departamenti i Shtetit thote Jo! Vullneti i shqiptarëve është deformuar nga një qeveri që bleu votat, që përdori buxhetin e shtetit dhe sistemin kriminal të patronazhimit, duke ekspozuar mbi 900 mijë qytetarë përballë presionit politik të partise në pushtet. 

A është sistemi i drejtësisë i pavarur?  Raporti Departamentit Amerikan te shtetit  thotë Jo! “Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thekson raporti. 

A është kjo  qeveri e korruptuar? Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë po. Një qeveri e korruptuar në të gjitha degët e saj, siç pohon Departamenti i Shtetit, një kryeministër i korruptuar dhe presioni politik ndaj drejtësisë është një këmbanë alarmi për shqiptarët!”, u shpreh Noka.

Demokrati shënjestroi sërish kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Noka tha se Alibeaj po vazhdon axhendën e Bashës dhe Ramës, duke synuar përçarjen e PD-së.

“Pas 6 marsit e gjithë mazhoranca brenda PD kanë pasur një detyrë. Bashkimi: ky është dhe mbetet qëllimi ynë. Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me axhendën e bashkimit, po vazhdon lojën e Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës për të përçarë PD. Nuk e ka në mision atë që kërkojnë demokratët”, tha Noka.

Të fundit