Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Raporti i DASH/ Meta: Rama shkatërrues i rendit kushtetues e harmonisë shoqërore
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, teksa është shprehur se raporti ishte në koherencë me qëndrime te tij të mëparshme.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Meta tha se Raporti i DASH prej kohësh e ka bërë të qartë se vendi ynë po kthehet në qendër trafiku kokaine.
Pjesë nga biseda në studio:
Arion Sulo: Qendrimi i dyfishtë kur vlerësojmë raportin e DASH dhe nuk kishit të njëjtin qëndrim ndaj shpalljes non garat të Berishës?
Ilir Meta: Qendrimi im për non gratat e Berishës, ishte i qartë që në fillim, edhe kur isha president. Raporti i DASH është në koherencë me qendrimet e mija të mëparshme për kapjen e gjyqësorit nga Rama dhe keqpërdorimin e qëllimeve të ndërkombëtarëve.
Raporti i DASH prej kohësh e ka bërë të qartë se vendi ynë po kthehet në qendër trafiku kokaine, madje edhe qendër logjistike.
Raportet e DASH në përgjithësi kanë qenë serioze.
Sulo: Zakonisht keni pasur kritika me ambasadorët. DASH thoni qëndron drejt në raport me vendin tonë dhe ambasadorët kanë optikë tjetër?
Meta: Dua t’ju them që qendrimet e mija janë koherente. Ato të Ramës jo. Kujtoj këtu rastin e zotit Dvorani.
Rama shkatërrues i rendit kushtetues e harmonisë shoqërore. ikën në Britani e në vend t’i kërkojë falje shqiptarëve që i ka bërë të jenë të parët në botë që kalojnë La Manche në dimër, i kërkon llogari autoriteteve britanike.