Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i DASH, Teliti: Rrëzoi propagandën qeveritare mbi Shqipërinë që “lulëzon”

Raporti i DASH, Teliti: Rrëzoi propagandën qeveritare mbi

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të DASH-it mbi Shqipërinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se ky raport rrëzon propagandën e qeverisë Rama, teksa rendit shkaqet e frenimit të zhvillimit ekonomik të vendit.

Postimi:

Propagandë e dalë boje!

Propaganda qeveritare mbi Shqipërinë që “lulëzon”, hidhet poshtë për të disatën herë edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit mbi klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Korrupsion masiv, mungesë konkurrence në cdo hallkë dhe PPP klienteliste, kontrabandë dhe informalitet i përhapur dhe mbytës, trafiku drogës dhe pastrimi i parave, mungesa e sigurisë juridike, etj etj, kanë qenë dhe mbeten frenuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, sipërmarrjes dhe familjeve shqiptare.

Edhe më shqetësues është konstatimi se emigrimi i fuqisë punëtore në moshë të re dhe të kualifikuar po jep efektet e saj dukshëm negative.

Ndaj sot më shumë se kurrë duhet ndryshim kursi, nevojitet ndryshimi politik.

Nuk vjen zhvillimi me propagandë të rremë, por me vizion, politika dhe kurajo.

Zgjedhjet e lira të organizuara nga një qeveri teknike janë e vetmja rrugë për ti dhënë Shqipërisë një shans për të ecur drejt zhvillimit dhe integrimit europian.

Të fundit