Flash News

Ditari i Opozitës

"Raporti i FMN, konfirmon atë që ne i kemi kërkuar Ramës!", Basha: Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë

 

"Raporti i FMN, konfirmon atë që ne i kemi kërkuar
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ditën e djeshme, i cili fliste për një tkurrje të ekonomisë dhe prekje të saj nga pasojat e tërmetit dhe pandemisë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se raporti kritik i FMN-së konfirmon “ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë, diçka për të cilën opozita i ka bërë thirrje qeverisë për muaj me radhë që: “të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare”.

Postimi i plotë:

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët! Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.

"Raporti i FMN, konfirmon atë që ne i kemi kërkuar

Të fundit