Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i "Heritage" për Berishën/ Gjokutaj: Delina Fico përpiluesja e 'nongratës'!

Raporti i "Heritage" për Berishën/ Gjokutaj: Delina Fico

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar Raportin e Publikuar së fundmi në Kongresin Amerikan, i cili ngrinte akuza se drejtësia në Shqipëria është e kapur dhe se kryeministri Rama në bashkëpunim me George Soros kanë përdorur  270 milionë dollarë të USAID për të burgosur Berishën.

I ftuar në Syri TV, Gjokutaj u shpreh se pikërisht dosja që u përpilua nga Delina Fico, për të goditur liderin e PD-së nxorri në shesh të gjitha elementet e drejtësisë së kapur prandaj dhe Strasburgu e ka cilësuar si çështje që do të shqyrtohet me prioritet.

Gjokutaj: Kapjen e drejtësisë në mënyrë të tmerrshme u desht ta thoshte Kongresi amerikan. Ne e kemi thënë që në krye të herës. Çështja ‘Berisha’ e cila nxorri në shesh të gjitha elementet e një drejtësie të kapur dhe në shkelje flagrante të të gjitha neneve të Kodit të Procedurës Penale. Ne e kemi dokumentuar dhe e kemi çuar në Strasburg ku kjo cështje është konsideruar si leading case.

Është vërtet për të ardhur keq. Sepse ata e kanë investiguar dhe janë të qartë. Një nga arsyet pse USAID u mbyll është dhënia e parave që ndjerkin qëllime jo për të cilat ato janë dhënë. 270 milionë dollarë drejtësia jonë do të ishte bërë 5 herë me standarde ndërkombëtare.

Ku kanë vajtur 270 milionë dollarë për të caktuar Irena Gjokën një falsifikatore dhe shkelëse tipike e ligjit. Irena me shoqet e shokët e saj?! Ky është kontabiliteti i kësaj shume i konvertuar në një sistem të kapur nga politika shqiptare. Amerikanët tashmë janë tepër të qartë dhe zëri i tyre ka mbërritur deri në organet përfaqësuese. Ata kanë financuar një pushtet autokratik që sigurisht agjendën e tij sorosiane, pushtetërimin jo me anë të votës por me anë të grabitjes nuk mund ta realizonin dot pa kapur drejtësinë dhe një pjesë të mirë të medias. Ky projekt është implementuar.

Këtu është financuar në një farë mënyrë kapja e pushtetit gjyqësor, dhe financuar autokracia shqiptare përmes USAID dhe OJF-ve të Delina Ficos që për hir të së vërtetës dhe të fatit është dhe përpiluesja e ‘nongratës’ së zotit Berisha. Agjenda ka qenë e qartë. Të goditet opozita shqiptare me qëllim që ky pushtet të vijojë i qetë dhe i patrazuar”

Gjokutaj e quan pozitive faktin që organet përfaqësuese amerikane e kanë artikuluar qartë dhe saktë, ndërsa  asimetria qëndron tek pjesa shqiptare që nuk do t'ia dijë.

Gjokutaj: Rama përveç opozitës që e godit, vijon goditjen në Theth, të tregtarëve. Është i çuditshëm një vullnet i tillë që vijon axhenda e cila anatemohet përtej oqeanit. Destinacioni i parave jashtë lëndës për të cilën ato janë dhënë përbën një krim federal dhe prandaj Trump e ka mbyllur USAID, ndërsa ne mbyllim AKU.

Autoritetet shqiptare duhej të kishin vepruar dhe të hetonin për të zbardhur pozicionin e Ramës karshi kësaj afere, rolin e tij dhe kontributin e McGonigal. Por nuk mundet që e njëjta prokurori që godet opozitën shqiptare, Ilir Metën e Sali Berishën të hetojnë dhe kryeministrin. Ky është një tjetër argument pse Berisha thirret një herë në dy javë. Dhe në dosjen e Berishës ku Rama ka 8 firma nuk është deklarues në fashikull, ndërsa Berisha që nuk ka asnjë firmë në asnjë akt është i pandehur” nënvizon Gjokutaj.

 

Të fundit