Flash News

Ditari i Opozitës

"Raporti i ODIHR vërtetoi qëndrimin e opozitës"/ Noka: Partia e krimit ka kapur shtetin!

"Raporti i ODIHR vërtetoi qëndrimin e opozitës"/ Noka:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Në një reagim në rrjete sociale, Noka shkruan se raporti vërtetoi edhe njëherë qëndrimin e opozitës se kemi të bëjmë me një parti-shtet.

Sipas Nokës raporti tregoi se në 11 Maj nuk garoi PS por krimi nën siglën e kësaj partie. Ai thotë se opozita nuk ka përballë një parti por një lidhje për narkoshtetin ku krimi dhe qeveria janë në garë për më shumë pushtet mbi paranë e pistë përmes së cilës blejnë vota dhe mandate.

Reagimi i plotë i Nokës:

Raporti i OSBE-ODIHR vërteton qëndrimin tonë se Partia e Krimit ka kapur shtetin shqiptar, duke e trajtuar si derivat të vetin. Blerja e votës është krim dhe jo epërsi politike ndaj opozitës. Në Shqipëri ti voton, patronazhisti numëron.

Rama vetë nuk garon. Krimi garon për të, me siglën e PS-së. Kush mendon se PD ka përballë një parti politike, e ka gabim. Përballë kemi Lidhjen për Narkoshtetin, ku krimi dhe qeveria përlyen e shqyen për më shumë pushtet mbi paranë e pistë.

Me paranë e pistë blejnë rezultate, mandate, analistë, influencera dhe pseudo opozitarë. Blejnë kohë politike dhe dekrete. Me paranë e pistë disave u vjen goja, të tjerëve u ikën. Paraja e pistë është kartëmonedha e narkoshtetit. Krimi blen vota dhe influencë mediatike.

Blen heshtjen e drejtësisë dhe të ndërkombëtarëve të korruptuar e tradhtarë të shtetit të tyre si Charles McGonigal. Marrëdhënia e hershme që Rama ka me krimin është lajtmotivi i jetëgjatësisë së tij në #politikë, madje arsyeja e vendosjes së tij në krye të PS-së.

Rekrutimi i kontigjentëve kriminalë në PS ishte ideja e tij. Bashkëqeverisja me krimin është arsyeja përse Rama qeveris. Nëpërmjet të tretëve kontrollon çdo sektor të ekonomisë, duke vrarë konkurrencën e ndershme dhe u bërë shkak për mungesën e investimeve të huaja në vend dhe largimet masive nga Shqipëria.
Ramës i duhet vetëm administrata dhe familjarët.

Të fundit