Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i ODIHR/ LSI: 25 prilli ka rënë, e qartë që nuk pati zgjedhje

Raporti i ODIHR/ LSI: 25 prilli ka rënë, e qartë që nuk pati

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim "25 Prilli" ka rënë pas daljes së raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se raaporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtëpërdrejt nga Rilindja. Ai rendit disa prej konkluzioneve të raportit final teksa thekson se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është pa kompromis.

Deklarata e plotë:

Raporti final i OSBE-ODHIR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria. Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtëpërdrejt nga Rilindja.

Nga ky raport, u konfimua se më 25 prill:

- Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua
- Blerja masive e votave
- Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes
- Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushtet
- Rrijen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale
- Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet
- Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën
- Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet
- Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit
- Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.

Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes.

Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershmë është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet.

Të fundit