Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i OSBE/ODIHR, Spahia: Lajm është që Rama nuk arriti të tjetërsojë konstatimet

Raporti i OSBE/ODIHR, Spahia: Lajm është që Rama nuk arriti

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke theksuar se dokumenti vërteton të gjitha akuzat e PD-së për parregullsitë dhe mungesën e standardeve demokratike në procesin zgjedhor.

Sipas Spahisë, raporti nuk përbën lajm për qytetarët shqiptarë, pasi prej 12 vitesh ata e dinë se në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira, por farsë elektorale. Sipas tij lajm përbën fakti që kryeministri Edi Rama, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të ndikuar në raportin ndërkombëtar, nuk ia doli të tjetërsojë konstatimet e OSBE-ODIHR.

Postimi i plotë

Që raporti i OSBE-ODIHR fakton të gjitha akuzat e PD nuk përbën lajm dhe as prisnim nga ndërkombëtarët të na tregojnë që në Shqipëri nuk ka zgjedhje por farsë sepse ka 12 vite që çdo qytetar e di këtë. Lajm është që Edi Rama nuk arriti të tjetërsojë këtë raport edhe pas shumë përpjekjeve të tij ndërkombëtarisht.

Të fundit