Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i OSBE/ODIHR, Balliu: Kemi të bëjmë me një parti-shtet! Akuzë e përsëritur nga opozita

Raporti i OSBE/ODIHR,  Balliu: Kemi të bëjmë me një

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit në vendin tonë i cili theksonte ndër të tjera se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës.

Përmes një postimi në rrjete sociale,  Balliu shkruan ndër të tjera se raporti ndërkombëtar konfirmon shqetësimet e përsëritura nga opozita, duke theksuar se në Shqipëri “nuk ekziston një vijë ndarëse midis partisë në pushtet dhe shtetit”.

Postimi i Balliut

OSBE/ODIHR foli se nuk ka një ndarës midis shteti dhe partisë. Një akuzë e përsëritur nga opozita. Dhe sot kemi të bëjmë me një parti-shtet. Fakti është që zgjedhjet jo vetëm sipas PD por edhe ODHIR ka pasur influencë të krimit të organziaur. Por kemi pasur një vjedhje të mirëfillte zgjedhore. Ndaj kjo qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve, por i përgjigjet nevojave të personazheve të lidhur me krimin e organizuar. Fakti është që sot Shqipëria është pa një qeveri të vërtetë. Është detyra jonë si popull dhe komb që ta zhdukim partinë shtet.

Të fundit