Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Raporti i OSBE/ODIHR, Basha publikon videon: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video, përmes së cilës rendit sipas tij shkeljet e PS për zgjedhjet e 25 prillit.
Basha vë theksin se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore dhe kjo u konfirmua edhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR.
Në videon e postuar nga Basha në Facebook, në raport janë evidentuar si shkelje blerja e votës, presioni ndaj votuesve, keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të PS etj.
“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR.
Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.
Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, shkruan Basha krahas videos.