Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i TI, Basha: Konfirmon se korrupsioni është armiku i mirëqenies së shqiptarëve

Raporti i TI, Basha: Konfirmon se korrupsioni është armiku i

Raporti i publikuar nga “Transparency International” tregoi për Shqipërinë se niveli i korrupsionit ka pësuar një rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një postim në Twitter, shkruan se raporti konfirmoi se korrupsioni është armiku i shqiptarëve. Sipas Bashës, një grusht i vogël njerëzish po mundohen të mbajnë peng të ardhmen.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit