Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i PS, Bardhi replikon Ulsi Manjën nga FB: Je në konflikt interesi, ke ndërhyrë te Balluku për një HEC

Raporti i PS, Bardhi replikon Ulsi Manjën nga FB: Je në konflikt

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazmet Bardhi i ka replikuar nga rrjetet sociale depitetit socialist Ulsi Manja i cili po prezanton në Kuvend raportit e PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sakaq, në mesazhin e tij, Bardhi, shkruan se Manja është në konflikt interesi me dosjen “Balluku” pasi sipas tij ka ndërhyrë te Balluku për një HEC. 

"Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër, në kundërshtim me ligjin?", shkruan shkurtimisht Bardhi. 

Kujtojme se Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun.
PS kishte kërkuar të merrej masa e përjashtimit për dy deputetët demokratë pas seancës së fundit në Parlament.

 

 

Të fundit