Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti për Shqipërinë, Bumçi: DASH i dha një shuplakë të fortë qeverisë

Raporti për Shqipërinë, Bumçi: DASH i dha një

Anëtari kryesisë së PD, Aldo Bumçi komentoi raportin e DASH për Shqipërinë. 

Ne Syri tv, Bumçi është shprehur se  raporti u sugjeron kompanive amerikane që duhet të përfshijnë arbitrazhin ndërkombëtar në kontratat e tyre sepse sistemi gjyqësor për shkak të inefiucencës nuk i mbron investimet e tyre.

"Një fjali që mund të përmbledh raportin e DASH është në konkluzionin që Shqipëria është një vend  i vështirë për të bërë biznes. Me këtë fjali kemi treguar dështimin në fund të mandatit të tretë të qeverisë Rama.

Të jeshë një vend i vështirë për të bërë biznes do të thotë se motori i ekonomisë nuk punon, nuk ka shpresë për zhvillim dhe mirëqenie ekonomike dhe në raport flitet për korrupsionin dhe përmend fushat ku korrupsioni dëmton rëndë klimën e të bërit biznes.

Korrupsioni në prokurimet publike, në vonesat e dhënies së lejeve dhe liçensave që çon deri në tërheqjen e investitorit edhe ty jepen me fakte këto gjetje, flitet për sektorë të tërë të ekonomisë që kanë dalë nga fusha e  konkurrencës ekonomike nëpërmjet partneritet publik privat.

Flitet për ndryshme të shpeshta të rregullave të lojës, probleme me titujt e pronësisë ku Shqipëria renditet në vendin e 97 sa i përket respektimit të titullit të pronësisë.

Raporti i sygjeron kompanive amerikane që duhet të përfshijnë arbitrazhin ndërkombëtar në kontratat e tyre sepse sistemi gjyqësor për shkak të inefiucencës nuk i mbron investimet e tyre."

Të fundit