Flash News

Ditari i Opozitës

Raportimi i Dhukës, Berisha: Kryenegociatorja e Ramës gënjeu kur tha se drejtësia është më mirë se para reformës

Raportimi i Dhukës, Berisha: Kryenegociatorja e Ramës gënjeu kur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar raportimin e kryenegociatores Majlinda Dhuka në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke deklaruar se ka paraqitur shifra të pasakta.

Berisha deklaroi nga selia blu se Dhuka ka mashtruar parlamentin dhe shqiptarët kur raportoi për reformën në drejtësi dhe ecurinë e dosjeve.

Sipas Berishës, deklarata e Dhukës bie ndesh me statistikat zyrtare, pasi sipas tij, koha e shqyrtimit të çështjeve dhe numri i dosjeve të prapambetura, është rritur ndjeshëm.

Kryedemokrati kritikoi mungesën e transparencës së qeverisë në procesin e integrimit europian duke deklaruar se opozita po përjashtohet.

“Një raportim paraprak që kam nga raporti i saj, ajo është kapur në flagrancë duke mashtruar në mënyrë të shpërfytyruar parlamentin dhe opinionin publik. Ajo ka dhënë shifra të cilat janë të kundërta nga ato që kanë dhënë institucionet zyrtare të Shqipërisë. Imagjinoni si e mashtrojnë këta BE-në, se çfarë mashtruese është kjo.

Në qoftë se ILD apo KLGJ-ja deklarojnë se për shqyrtimin e një dosje- dhe në raportin e fundit- për shqyrtimin e një dosje duhen 16 vite, mashtruesja e Edi Ramës, ky tregues thoshte se është më i mirë se para reformës. Imagjinoni se ç’person i papërgjegjshëm është ky.

Ndërkohë që para reformës, dhe jo para vitit 2013, por në vitin 2014, 2015, 2016, statistika tregon se duheshin jo kurrë më shumë se 3 gjer në 4 vite. Apo 2 gjer në 4 vite.

Lidhur me COELA-n, gjatë gjithë këtyre kohëve, ne kemi denoncuar publikisht praktikën okulte, mafioze, sekrete që qeveria shqiptare ndjek në procesin e integrimit duke mos informuar as parlamentin, as opozitën, as dhe publikun. As shoqërinë civile. Ne e kemi denoncuar me forcën më të madhe.

Raporti i ndërmjetëm, se nuk është përfundimtar, për themeloret, për të drejtat, për drejtësinë, për luftën kundër korrupsionin, dhe për këtë nuk thoshte asnjë fjalë kjo Dhuka. Asnjë fjalë për dosjen Balluku nuk e përmendte. Nuk e përmend se po të përmendë dosjen Balluku e pëson si Ogerta apo Elisa”, deklaroi Berisha.

Të fundit