Flash News

Ditari i Maxhorancës

101 kushte nga BE, drejtësia dhe siguria pezull... por fokusi i qeverisë shkon te mjedisi

101 kushte nga BE, drejtësia dhe siguria pezull... por fokusi i

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, gjatë raportimit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka çuditur me një deklaratë të bërë teksa i referohej zbatimit të detyrave të përcaktuara për Shqipërinë nga BE-ja.

101 është numri i kushteve që BE ka paraqitur për fazën e mbylljes së negociatave. Madje, ndër kapituj kyç si drejtësia dhe siguria, mbeten pezull.

Megjithatë, këto nuk janë aspak shqetësuese për Dhukën, e cila sheh më me prioritet mjedisin.

“Është një nga fushat më sfiduese për anëtarësimin dhe pas anëtarësimit duke qenë se kërkon investime të mëdha në infrastrukturën publike e private sa i përket ndotjeve në ajër, ujërave, ndaj do të na duhet të punojmë të gjithë së bashku në lidhje me burimet e rinovueshme”, tha Dhuka.

Të fundit