Flash News

Ditari i Opozitës

Rasti 'Balluku', Berisha rrëzon Ramën: Komisioni i Venecias qartëson se pezullimi nuk cenon kushtetutshmërinë

Rasti 'Balluku', Berisha rrëzon Ramën: Komisioni i Venecias

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama duke iu referuar Komisionit të Venecias dhe GJEDNJ-së, deklaroi se pezullimi i Ballukut bie ndesh me standardet e tyre.

Kreu i PD, Sali Berisha nga selia blu bëri të qartë se as Komisioni i Venecias dhe as Gjykata e Strasburgut nuk e ndalon pezulliminin e një ministri.

Berisha theksoi se Komisioni i Venecias ka qartësuar se pezullimi nuk shkel, nuk cenon kushtetutshmërinë.

“Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut, duke iu referuar Komisionit të Venecias, është joproporcional. Është një mashtrim fund e krye. Komisioni i Venecias kërkon vetëm proporcionalitet në çdo gjë. Por Edi Rama harron se proporcionaliteti është një nga parimet bazë edhe të Kushtetutës së Shqipërisë. Sepse është parimi i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në asnjë nen, Komisioni i Venecias ka qartësuar se pezullimi nuk shkel, nuk cenon kushtetutshmërinë. Parimi i pezullimit pra. Them edhe njëherë, nuk gjen kurrë ndonjë fjalë të vetme që Venecia të ketë shqiptuar për ministrat. Por Venecia thotë se pezullimi si akt nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra, Edi Rama mashtron në mënyrë të pacipë, të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Komisionit të Venecias dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, akti i pezullimit. Jo!”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati deklaroi se kur një shtet ligjor funksionon, kemi të bëjmë me demokraci. E në rast se skandali i Ballukut do të ishte injoruar, atëherë shteti ligjor do të binte ndesh me vlerat demokratike.

“Antidemokratike. Nuk ka asgjë më demokratike se sa funksionimi i shtetit ligjor. Nuk ka demokraci pa funksionimin e shtetit ligjor dhe ky është një mashtrim që ai u bën shqiptarëve. Një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë nën hetim dhe më pas ka ngritur akuzë penale ndaj një ministri për një aferë, në të cilën shqiptarët humbën 97 milionë euro, por në dokumentet bazë, 50 milionë euro. Antidemokratike do të ishte nëse do injoronin këtë superskandal të Belinda Ballukut. Antikushtetuese në përmbajtje”, tha Berisha.

Të fundit