Flash News

Ditari i Opozitës

Rasti 'Balluku', Gjekmarkaj: Lajm që po rri midis të gjallëve dhe të vdekurve në purgator

Rasti 'Balluku', Gjekmarkaj: Lajm që po rri midis të

Nënkryetari dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj komentoi lajmin e thirrjes në SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku.

I ftuar në News 24, Gjekmarkaj i ka bërë thirrje prokurorisë së Posaçme të sqarojë lajmin pasi përbën interes për shqiptarët e shoqërinë.

Sipas Gjekmarkajt, “duket sikur është një lajm që po rri midis të gjallëve dhe të vdekurve në purgator dhe nuk po merr rrugën”.

“Me këtë metaforë duhet të them që SPAK ka detyrimin që jo të thotë se s’ka gjë për të ndarë, por duhet të bashkëndajë me publikun dhe shoqërinë për sensibilitetin që ka kjo cështje për mbarë shqiptarët sepse bëhet fjalë për numrin 2 të qeverisë”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit