Flash News

Ditari i Opozitës

Rasti Balluku, Lela: Hetimet rrëzojnë vartësit, por jo shefat, absurdi i madh i qeverisë

Rasti Balluku, Lela: Hetimet rrëzojnë vartësit, por jo shefat,

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela është shprehur në Syri TV se zhvillimet e fundit me hetimet dhe pezullimet e zyrtarëve (referuar kryesisht rastit të Ballukut) nuk janë rastësi, por rezultat i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës.

Ai kujton se Partia Demokratike, pavarësisht skepticizmit ndaj disa prokurorëve të SPAK-ut, ka bërë qindra padi dhe thirrje për hetim, të cilat sipas tij kanë prodhuar efekt.

Lela nënvizon se thuajse i gjithë zinxhiri i vartësve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të zv.kryeministres Belinda Balluku është nën hetim, në burg ose në paraburgim.

E njëjta gjë, sipas tij, ndodh edhe në shkallë më të lartë, tek zyrtarët pranë kryeministrit Rama. Kjo, sipas Leles, krijon një absurditet: si është e mundur që gjithë zinxhiri komandues të jetë pas hekurave, ndërsa “shefat” të mos kenë dijeni?

Ai ironizon duke thënë se nuk mund të ketë “ngrënie kumbullash fshehurazi”, kur vetë qeveria është “frutorja” që i lejon dhe i frymëzon këto abuzime.

Sipas Leles, zgjidhja më e thjeshtë për t’i dhënë fund propagandës dhe akuzave është dorëheqja. Ky veprim, i praktikuar në demokracitë e tjera, do t’i hapte rrugë një hetimi të pastër dhe pa ndikim politik.

Alfred Lela: S'ka, nuk mendoj që ka ndonjë tulatje. Këto janë, duhet ta pranojmë që pjesën e Luanit në këtë që po ndodh janë, nuk janë gjë tjetër veçse, pra kush është nistori, në këto gjyqe, në këto ëh hetime, në këto pezullime? Është opozita.

Denoncimet intensive të opozitës, paditë intensive të opozitës, sepse Partia Demokratike ka bërë vazhdimisht këtë, pavarësisht skepticizmit që ka pasur ndaj drejtuesve, disa drejtuesve, disa prokurorëve të SPAK-ut, institucionin të cilin do të donte ta shihte të instaluar, e ka respektuar edhe në kuptimin duke paraqitur në SPAK paditë.

Edhe në kuptimin duke i kërkuar SPAK-ut me anë të qindra deklaratave të bëra publike nga selia e Partisë Demokratike, heto, heto, pse s'hetoni, ja ku është gjurma e kështu me radhë. Po tani, sa më takon mua dhe anës, ndaç logjike dhe ndaç propagandistike, sepse pra hidhen disa shtresa, disa palë arsyetime mbi një gjë që mua më duket, shumë e thjeshtë.

Shiko, i gjithë zinxhiri, ndaç ta quaje i vartësve, ndaç ta quaje i kolegëve, ndaç ta quaje i bashkëpunëtorëve, ndaç ta quaje i miqve i zonjës Balluku, i zv. kryeministrit Balluku, është në burg, o është në paraburgim, o është në burgim, o është në hetim e të tjera e të tjera. E njëjta gjë ndodh edhe me kryeministrin e vendit, me shefin, me shefin e të gjithë shefave dhe me shefin e shefes, që është zoti Rama.

Zinxhiri kryesor, edhe njëherë, ndaçi i vartësve, ndaçi i bashkpunëtorëve, ndaçi i kolegëve, ndaçi i ministrave dhe deputetëve, është, janë edhe ata në burg dhe këtu është, këtu ka një gjë që nuk shkon me logjikën dhe nuk duhet jurisprudencë, nuk duhet, nuk duhet shumë thellim. Ore, si ka mundësi që ndodhin, pra bie zinxhiri komandues, zinxhiri komandues është në qeli, është pas hekurave, është pas hetimeve, dhe dhe shefat nuk dikan gjë.

Pra ka një intensitet të të ngrënit të kumbulla dhe dardha pas shpinës së këtyre, i cili është i pabesueshëm. Pra nuk ka ngrënie kumbullash dhe dardhash, ka një, frutore të madhe që është qeveria, të cilët frymëzohen nga shefat dhe lejohen nga shefat dhe në të cilën në këtë ngrënie kumbullash dhe dardhash janë shefat vetë. Është vetë Edi Rama, i cili e lejon, e frymëzon dhe përfiton dhe përfiton nga kjo. Dhe pastaj vijmë tek, pse nuk ndodh dorëheqja, se ky është institucioni i cili i jep fund edhe propagandës, i jep fund edhe jurisprudencës, si gjueti shtrigash, nëse nëse pretendojmë se ka një jurisprudencë apo një anim të drejtësisë, kah gjuetia e shtrigave.

Dorëheqja, ky institucion i artë, fantastik që e kanë shpikur vendet me, një farë demokracie, i pezullon të gjitha këto. Pra ne nuk kemi nevojë për GJKKO-në që pezullon Belindën dhe Belinda që shkon i thotë Ramës,  më ço në kushtetuese siç tha Genci me të drejtë, se e rregulloj unë vetë aty.

Këto pezullime hiqen me anë duke u vetëpezulluar, duke thënë që ja ku jam unë, zv. kryeministre, jap dorëheqjen dhe hetohem, ndiqem pa,  barrën dhe pa levat dhe pa artificat e pushtetit dhe kjo i jep fund artificave dhe të pafajshmit, ata që janë të pafajshëm, kjo zbulon pastaj përtej propagandës, zbulon anën tjetër se kush janë këta njerëz.

Dikush që është i pafajshëm nuk ka nevojë për kurrfarë mbrojtje sepse ka të drejtën dhe të vërtetën me vete dhe shkon vetë në në të gjitha gjykatat, në të gjitha shkallët, se tani është dhe Strasburgu dhe Venecia ka, ka sa të duash mekanizma ku njerëzit kanë gjetur pafajësinë edhe nëse janë gjetur të fajshëm padrejtë dhe i hapet rruga demokracisë, i hapet rruga logjikës, i hapet rruga propagandës së kundërshtarit ose të armikut që të bjerë.

 Pra janë të gjithë mekanizmat aty për të mos e mbajtur vendin edhe për fyti, edhe duke e vjedhur, edhe duke i sharë kritizerët dhe duke mos pranuar asgjë dhe duke bërë këtë cirkun e madh i cili vazhdon prej prej 12 vitesh me, me komunistë që nuk dorëzohen, se s’ka kala që nuk e marrin komunistët dhe në të njëjtën kohë nuk ka kala që e japin. Kjo është, është, është një, është obsesivo-skizofrenike edhe në në në rrafshin...

Të fundit