Flash News

Ditari i Opozitës

Rasti i tretë i vetëtvrasjes në "Shefqet Ndroqi", Basha: Kemi numrin më të ulët të mjekëve, Rama po shkatërron shëndetin e njerëzve

Rasti i tretë i vetëtvrasjes në "Shefqet Ndroqi",
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë, teksa ka ritheksuar se shëndetësia është në kolaps, duke marrë shkas edhe nga gjarja në "Shefqet Ndroqi", ku një 52-vjeçar me covid u hodh nga kati i katërt i spitalid duke humbur jetën.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Basha, thekson se Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve dhe mjekëve në Europë.

Më tej ai shton se Rama nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione, teksa po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Postimi i plotë:

Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Të fundit