Flash News

Ditari i Opozitës

"Reagimi i Ramës, një skandal!", Këlliçi thirrje banorëve të prekur nga zjarri: Ngrini zërin!

"Reagimi i Ramës, një skandal!", Këlliçi thirrje

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për menaxhimin e situatës pas zjarrit që përfshiu një pallat në Tiranë, duke e quajtur reagimin e tij "skandaloz".

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi u bëri thirrje banorëve të prekur të bashkohen në protestën e opozitës për të kërkuar përgjegjësi. Sipas tij, ndërhyrja e kryeministrit për të caktuar dëmshpërblim nga kompania ndërtuese, anashkalon institucionet dhe procesin hetimor.

"Para se institucionet të përcaktonin shkaqet e zjarrit dhe fajtorët, del kryeministri dhe ngarkon me barrë financiare ndërtuesin," deklaroi Këlliçi.

"Ku e gjen autoritetin kryeministri që i dikton një kompanie private se çfarë duhet të bëjë, pa pasur ende një verdikt zyrtar? Kush e ka përgjegjësinë? A është vetë kryeministri pronar i kësaj kompanie?", tha ai. 

Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e së martës, 14 prill, kur një pallat 12-katësh pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u përfshi nga flakët. Si pasojë, shtatë persona, përfshirë dy zjarrfikës, u trajtuan në spital për probleme të shkaktuara nga asfiksia.

Të fundit