Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi dhe Kuvendi i Berishës, Bardhi: U futën si delegatë njerëzit e Tom Doshit, votoi një kryetar i LSI

Referendumi dhe Kuvendi i Berishës, Bardhi: U futën si delegatë

Në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka hedhur akuza për referendumin e mbajtur më 18 dhjetor për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai ka thënë se u shpreh se ka votuar një kryetar i LSI në Qarkun e Fierit që në 92-shin ka qenë anëtar i PD-së, por më pas ka ndërruar disa parti. Gjithashtu shtoi se kanë votuar edhe drejtorë të emëruar nga kryeministri Edi Rama. Bardhi tha se referendumi është zhvilluar si në kafe.

“Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI ne Qarkun e Fierit. Ne 92-shin ka qenë anëtar, në këtë kohë ka ndërruar disa parti, por ka shkuar te votojë me kartën e 92-shit, megjithëse është kryetar i LSI për Divjakën. Partia ka rregulla të qarta në statut kush quhet anëtar.

Ne dijeni tuaj, kanë votuar edhe drejtorë te emëruar nga Edi Rama, që kanë hequr demokratë nga puna. Në 18 dhjetor ka patur vetëm 1 aktivitet politik të PD, Kuvendi Kombëtar. Te tjerat janë aktivitete private, qe bëjnë listat e tyre, sipas dëshirës së tyre. Si e shpjegoni ju që kryetarja e bashkisë në Shkodër nuk e gjen emrin në listë. Ata kanë caktuar ca emra dhe kanë zhvilluar zgjedhjet në kafe”, tha Bardhi.

Ky i fundit foli për mungesë transparence në Kuvendin e Berishës. Sipas Bardhit, Berisha futi si delegatë njerëzit e Tom Doshit.

"Premtuan transparencë për publikimin e emrave te delegateve dhe nuk e benë. U premtua transparence prej zotit Berisha, por gazetaret nuk u lejuan as të futeshin në stadium. Nuk ka ndodhur kurrë më pare kjo. Nuk ju lejuan sepse në stadium do të gjenit kandidatë të Jozefina Topallit të futur si delegatë, njerëz të Tom Doshit, të futur si delegatë. Përgjegjësia jonë është të bëjmë transparencë për opinionin publik”, tha Bardhi.

Të fundit