Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi i 18 Dhjetorit/ Spaho shpjegon procesin, përjashtimet me listën e anëtarësisë

Referendumi i 18 Dhjetorit/ Spaho shpjegon procesin, përjashtimet me

Paralel me Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha më 18 Dhjetor, do të mbahet edhe referendumi ku anëtarësia do të votojë pro ose kundër shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të PD-së.

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka shpjeguar, në një intervistë për A2 CNN,  procedurën e mbajtjes së referendumit, mënyrën se si do të organizohet ditën e shtunë.

“Fleta e Votimit tashme është bërë publike. A jeni dakord me shkarkimin e Bashës? Komisionet kanë funksionuar edhe në zgjedhje të tjera por të mos harrojmë që edhe në datën 11 dhjetor në kuvend, çdo degë pati komisionin e saj. Po ato komisione do të jenë, mund t’u shtohen disa komisione”, shprehet Spaho.

Spaho sqaron se të drejtën për të votuar do ta kenë edhe ata të cilët nuk e kanë emrin në listën e anëtarësisë që disponon Komisioni i Rithemelimit.

“Listat e anëtarësisë ne i disponojmë, do votojmë me kartë identiteti dhe kartë anëtarësie. Nëse nuk do të gjejnë emrin në listë do shënohet emri në një formular të veçantë për ata që se kanë emrin në listën e anëtarësisë, por disponojnë një kartë anëtarësie që nga periudha kur PD është krijuar”, tha Spaho.

Nga ana tjetër, Spaho konfirmoi edhe deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha dje nga selia blu, sipas së cilës Lulzim Basha ka marrë karta e anëtarësisë.

Votimi për referendumin dot nisë në orën 09:00 të mëngjesit ditën e shtunë dhe do të përfundojë në orën 18:00 të pasdites.

Të fundit