Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma e Ramës për Kadastrën/ Vasili: Vodhi pronat në funksion të vetes dhe oligarkëve për 10 vite

Reforma e Ramës për Kadastrën/ Vasili: Vodhi pronat në

Kadastra nuk do të ketë më sportele fizike duke filluar nga data 3 korrik, por shërbimet çdo qytetar do t’i marrë përmes portalit e-Albania.

Kryeministri Edi Rama pranoi dështimin me funksionin e Kadastrës, teska e quajti PS-në një parti fajtore që ka torturuar shqiptarët me procedura duke e kthyer Kadatrësn në ‘han me 7 porta’.

Për këtë deklaratë të bërë nga kryeministri këtë të premte, ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i cili ka akuzuar kryeministrin Rama për vjedhjen e pronave nga Kadastra.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Ramës nuk i mjaftoi fakti që vodhi prona për 10 vite rresht përmes Kadastrës, por tani do vjedhë edhe me dixhitalizimin.

Postimi i plotë:

Rama vodhi pronat 10 vjet rresht me kadastren, tani do vjedhin me digitalizim!

Pasi i vodhen pronat permes kadastres me ndergjegje te plote dhe me nje plan te mirepercaktuar ne funksion te vetes dhe oligarkeve tani Rama ben sikur po lan duart.

Tani Rama po thote qe duhet te japin doreheqjemn pas nje dekade te plackitjes dhe grabitjes me te madhe te pronave ne histori.

Pasi plackiten pronat ne Bregdetin e Jonit dhe nderruan 15 drejtore ne Vlore ku Rama ishte kryedeputet po bejne sot sikur po lajne hajduterine me te madhe, qe ju eshte bere pronave.

Pas 15 Drejtoreve te shkarkuar ne Vlore Edi Rama duhej te jepte doreheqjen dhe te largohej menjehere se ishin drejtore qe i emeronte qeveria e tij.

Plackitjen e pronave dhe shkatertimin e dokumentacionit nuk e beri as diktatura.

Sot banda e hajduteve permes digitalizimit, qe ka rezultuar nje dizaster i vertete po rreket te genjeje sikur problemet u zgjidhen.

Po pronat qe u grabiten, po demi i pallogaritshem ne kurriz te qytetareve, qe kane dhjete vjet qe u vidhen egersisht pronat.

Rama eshte kryesuesi i bandes se vjedhjes se pronave dhe kete nuk e luan topi.

Ndaj cdo majmuneri me digitalizime qe jane thjesht nje vjedhje e re e gjoja me e kamufluar, por edhe me e rrezikshme sepse eshte pra vazhdim i vjedhjes.

 

Të fundit