All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

"Reforma në Drejtësi ka dështuar"/ Balliu: Kreu i ILD-së pranon paaftësinë e institucionit

All - Paragraf - 1

"Reforma në Drejtësi ka dështuar"/ Balliu: Kreu i

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas seancës dëgjimore të mbajtur sot me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani.

All - Paragraf - 3

Sipas Balliut, gjatë dëshmisë së tij, kreu i ILD-së ka pranuar se institucioni që ai drejton nuk është në gjendje të përmbushë funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore si dhe për shkak të mënyrës së gabuar me të cilën është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi.

"Kreu i ILD-së u shpreh troç: 'Nuk kemi ç’t’i bëjmë.' Ky është një pranim institucional i paaftësisë dhe dështimit total të reformës në drejtësi. Vetë ata që janë produkt i kësaj reforme, po dëshmojnë se sistemi ka rënë", shkruan Balliu krahas një video shkëputur nga mbledhja. 

Sipas deputetit demokrat, ky është një alarm serioz për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe një dëshmi se reforma në drejtësi, e promovuar si shpresa më e madhe për drejtësi të pavarur, ka dështuar si në thelb ashtu edhe në funksionim.

Postimi i plotë i Balliut

Kryetari i ILD: “Nuk kemi ç’t’i bëjmë”

Sot, gjatë seancës dëgjimore me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u bë e qartë se vetë institucionet e dala nga reforma në drejtësi po pranojnë dështimin e saj. Kreu i ILD pranoi se institucioni që ai drejton nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e veta në mënyrë efektive, si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore dhe e mënyrës së gabuar me të cilën është konceptuar dhe zbatuar reforma.
Ky është një pranim institucional se reforma në drejtësi ka dështuar në thelb dhe në funksionim

Të fundit