Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma në Drejtësi, Kalaja: Jemi më keq se në 2016, qytetarëve u është mohuar aksesi

Reforma në Drejtësi, Kalaja: Jemi më keq se në 2016,

Juristja Adriana Kalaja e ftuar në studion e emisionit “Pushteti” në Fax News u shpreh se kjo reformë jo vetëm që nuk ka arritur pritshmëritë por është shumë me vonesë.

Ajo shton se në shumë aspekte jemi më keq se në vitin 2016, pasi sot qytetarët thuajse e kanë të pamundur të kenë akses në sistemin gjyqësor. Një qytetar i Shkodrës duhet të udhëtojë në Tiranë për një çështje në Gjykatën e Apelit.

Nga ana tjetër Gjykatat kanë mbingarkesë dhe madje 1 gjyqtar minimalisht në Tiranë bën 10-11 gjyqe në ditë.

Adriana Kalaja: Jo vetëm që nuk kemi arritur pritshmëritë në reformën e drejtësisë. Nuk është herët aspak. Për drejtësinë është gjithmonë vonë. Ata që e formuluan reformën i dinin ato afate. Nuk jemi as në nivelin fillestar të pritshmërive. Drejtësia sot është më keq se në vitin 2016, në aspekt të aksesit të qytetarëve në drejtësi. Harta e re ka krijuar shumë probleme tek qytetarët. Nuk duhet të fokusohemi vetëm tek ajo që bën SPAK. Qytetarëve u është mohuar aksesi i plotë në sistemin e drejtësisë. Çështjet sot Gjykata e Lartë ka mbi 100 mijë dosje stok. Gjykata e Apelit duhet të kishte 73 gjyqtarë, ka 25 gjyqtarë. Një qytetar i Shkodrës duhet të vijë në Tiranë për një çështje.

Paaftësi të KLGJ, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë duhe të gjente zgjidhje për këtë gjë. Gjykata e Tiranës ka mbingarkesë për shkak të vettingut. 1 gjyqtar bën minimalisht 10-11 gjyqe.

 

Të fundit