Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma në Drejtësi, Kraja: Prodhim i fondacionit ‘Soros’, qeveria e përdor për të goditur kundërshtarët

Reforma në Drejtësi, Kraja: Prodhim i fondacionit ‘Soros’,

Drejtor i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja ka rikthyer në vëmendje vitin 2016, kur opozita votoi Reformën në drejtësi, me qëllim përmirësimin e sistemit. 

Duke folur në Syri tv, Kraja shprehet se kjo reformë, u tjetërsua nga qeveria Rama, duke e kthyer në ‘drejtësi politike’, për të sulmuar kundërshtarët e tij, siç ishte masa e sigurisë ndaj kryedemokratit Sali Berisha, dënimi i Ervin Salianji apo dhe arrestimi i dhunshëm i kreut të PL, Ilir Meta.

Sipas tij, kjo qeveri po e përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët.

Kraja“Në 2016-ën, PD e ka votuar Reformën në Drejtësi me bindjen që mund ta përmirësonin sistemin, pavarësisht presionit. Kjo kërkesë e tregut politik, Soros-Edi Rama, e kanë tjetërsuar për të bërë një reformë që dita ditës u zbulua dhe për të tjetërsuar, për ta kapur dhe për të bërë këtë drejtësi politike që e mbajti në ‘Arrest shtëpie’ Sali Berishën, Salianin në burg.

Reforma në Drejtësi nuk prodhoi një drejtësi të reformuar, përkundrazi prodhoi një drejtësi të kapur. Shqipëria është ndër vendet e para në Europë që ka numrin më të madh të banorëve në paraburgim. Kjo tregon që gjëja nuk funksionon. Kjo qeveri po e përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët. Në tërësi, duhet të pranojmë që kjo reformë e prodhuar nga fondacioni ‘Soros’”.

Të fundit