Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Territoriale, Basha: E kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre

Reforma Territoriale, Basha: E kemi për detyrë t’iu japim

Një ditë pasi zhvilloi një takim me ekspertë të fushës, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sërish te realizimi i Reformës Territoriale.

Ai thotë se PD e ka për detyrë t’iu japë qytetarëve një qeverisje vendore më pranë dhe në shërbim të tyre.

“Përmes nismës së Partisë Demokratike për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ne kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Kryedemokrati ka theksuar se prioritet i PD-së është edhe Reforma Zgjedhore, por aktualisht është përqëndruar te “Territorialja”. Ne sëancën plenare të ditës së nesërme, Kuvendi do të miratojë përbërjen e komisioneve për realizimin e kësaj reforme.

Të fundit