Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Territoriale, Bylykbashi: Kërkojmë rritjen e numrit të bashkive në 80, ose më shumë

Reforma Territoriale, Bylykbashi: Kërkojmë rritjen e numrit të

Partia demokratike ka nisur punën për Reformën Territoriale, ku kërkon të rritet numri i bashkive nga 61 që janë aktualisht, në 80 ose edhe më shumë. Kështu ka bërë me dije nënkryetari Oerd Bylykbashi, duke theksuar se refoma e 2014-ës ishte një dështim.

“Patjetër duhet të ketë një version të ri ndarje që merr parasysh edhe realitetet e krijuara, i cili do të çonte mbi 80 bashki, por sa më shumë aq më mirë. Sigurisht pa shkuar absolutisht tek ai numër shumë i madh bashkish dhe komunash që ka qenë dikur”, deklaroi ai për “Vizion Plus”.

Bylykbashi vë në dukje se kjo është një reformë e rëndësishme dhe se kërkon kohë. Sipas tok, PD do të bëjë gjithçka që reforma të mos kthehet në pazar politik.

“Ne angazhohemi që ta bllokojmë këtë. Qoftë ndryshimin e hartës që kërkon 84 vota, ne do të bëjmë çmos që ta bëjmë me kosto shumë të lartë politike për këdo që mendon se mund të bëjë bashkë 84 vota”, shtoi ai.

 

 

Të fundit