Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma territoriale, Duma: Oferta e Berishës për grupin e Alibeajt, e domosdoshme dhe e sinqertë

Reforma territoriale, Duma: Oferta e Berishës për grupin e Alibeajt, e

Deputetja e PD, Grida Duma e ka cilësuar të domosdoshme dhe të sinqertë ofertën e kreut të PD, Sali Berisha për grupimin e Alibeajt për të shkuar me një draft të përbashkët për reformën territoriale.

E ftuar në studion e Debatit në A2 CNN deputetja Duma i mëshoi bashkimit të PD-së për fitoren në zgjedhjet lokale të 2023-it dhe si një detyrim ndaj demokratëve. Duke e përjashtuar veten nga palët në parti, që prej 6 marsit, Duma thekson se ka shumë deputetë të tillë që kontributin e tyre e lidhin me votuesit.

“E shoh si logjikë e domosdoshme e një kohezioni të plotë që duhet të kemi në zgjedhje. Gjithë kampi opozitar duhet të përqendrojë forcat dhe kampi opozitar duhet të jetë i unifikuar. Do të bëj aq sa është në mundësinë time për të dhënë kontributin tim ndaj kësaj qasjeje.

Të kthejmë detyrimin te njerëzit që presin fitoren në shumë bashki të vendit dhe që janë pararendje e zgjedhjeve të përgjithshme. Si unë ka shumë deputetë të tjerë që nuk e lidhin kontributin e tyre me palët por me votuesit e tyre.

Ka deputetë që janë të lidhur me terrenin e kanë më të lehtë dhe ka deputetë që lidhjen me votuesit e kanë jetik. Për ne ku do të jemi do të jemi të unifikuar. Nuk kam arsye të mendoj pse nuk është i sinqertë, nëse do të ndërtohet ky draft ne kemi prodhuar një finale që është e përbashkët”, tha Duma.

Të fundit