Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Territoriale/ Kaso: Rajonet të mos shndërrohen në Kalin e Trojës, PS do pushtet pa votë

Reforma Territoriale/ Kaso: Rajonet të mos shndërrohen në Kalin e

Në konferencën e zhvilluar për Reformën Territoriale, Sejretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso foli për monitorimin që po i bën PD situatës.

Duke u ndalur te propozimi i PS për ndarjen në rajone, Kaso tha se socialistët kanë shprehur dëshirën për të prekur Kushtetutën.

Ai tha se PD nuk do të lejojë marrjen e pushtetit në tavolinë, duke theksuar se do të ishte atentati i fundit që do t’i bëhej sistemit.

“Mendimin tonë e kemi shprehur dhe pastaj në fokus të punës vetëm të impaktit elektoral solli edhe dështimin e reformës së fundit pasi nuk u mbajt në fokus shërbimi ndaj qytetarëve dhe qëllimi ishte vetëm përfitimi elektoral i momentit dhe për këtë themi që janë të lidhura dhe logjika e donte që të ecnin me të njëjtën shpejtësi dhe kjo nuk ka ndodhur kështu. Mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën.

Nuk duam që rajonet e famshme dhe që janë prioritet i tyre në reformën territoriale të shndërrohen në kalin e trojës për të prekur Kushtetutën dhe për të vendosur pushtet pa votë. Dhënia në tavolinë e pushtetit pa votë, do të ishte atentati i fundit që do ti bëhej sistemit. Pranë PD-së është ngritur grupi i punës për reformën zgjedhore dhe po zhvillon takime që opozita të ketë gati propozimet e saj për çfarëdolloj produkti të reformës territoriale”, tha Kaso.

Të fundit