Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Territoriale, kujt ia ka besuar Basha realizimin e punës

Reforma Territoriale, kujt ia ka besuar Basha realizimin e punës

Partia Demokratike është shprehur se ka prioritet Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, pasi votoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të vetingut.

Një ditë më parë u bë me dije se PD-ja kishte ngritur grupin e punës për Reformën Territoriale, por pa dhënë emra se kush bënte pjesë.

Ishte deputetja Dhurata Çupi që tha dje se grupi i punës do të zhvillojë takime me ekspertë dhe qytetarë në të gjithë vendin.

Sakaq, gazeta “Panorama” shkruan se kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar drejtues politik të Reformës Territoriale Gazment Bardhin, ndërsa drejtues teknik, Roland Bejkon.

Anëtare do të jetë deputetja Dhurata Çupi dhe diskutohet për Bledion Nallbatin e Greta Bardhelin. Por skuadra përfundimtare nuk është caktuar ende. Ditën e enjte në seancën plenare pritet të miratohet edhe përbërja e komisioneve.

Të fundit